Presidenti i Republikës së Shqipërisë zhvilloi një bisedë telefonike me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani ku dënoi ashpër aktet terroriste me lëndë eksplozive mbi Kanalin e Ibër-Lepenic që synojnë shkatërrimin e infrastrukturës kritike të Kosovës e cënon sigurinë kombëtare të Kosovës.

Presidenti mbështet fuqishëm të gjitha përpjekjet e Republikës së Kosovës për përballimin e situatës dhe hetimin e ndëshkimin e plotë të këtij akti sabotues e terrorist.

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi të premten mbrëma në fshatin Varagë të Zubin Potokut, duke dëmtuar rëndë kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Ky kanal është thelbësor për furnizimin me ujë të pijshëm për rreth 700 mijë banorë të Kosovës dhe për ftohjen e turbinave të termocentraleve të KEK-ut.

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, konfirmoi se shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme, përfshirë përmbytjen një shtëpie.

“Në kanalin e Ibër-lepencit, në kanalin që përcjell ujin prej liqenit të Ujmanit dhe natyrisht është shumë jetik për qytetarët kjo rrjedhje e ujit. Është bërë dëmin bukur i rëndë në këtë kanal.

Pasojat janë të mëdha munden me qenë. Ekipet janë në terren, Ibër-Lepenci, polica, zjarrfikësit e të gjitha për të vlerësuar dëmin dhe sanimin  e dëmit.

Disa qytetarët kanë pësuar edhe nga rrjedha e ujit. Uji ka vërshuar shtëpinë e janë qytetari aty dhe ka bërë dëme materiale koxha shumë. Mirëpo dëme në njerëz nuk ka. Bëhet fjalë për qytetarë serbë, u informova edh prej tyre nëse kanë dëgjuar një shpërthim të madh”, ka thënë Zeqiri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb