Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur për mediat pas vizitës në Presidencë ku ka zbardhur takimin e zhvilluar më herët ditën e sotme me kreun e PD Sali Berisha.

Meta tha se gjatë takimit 2 krerët e opozitës folën për protestat, por edhe për zgjedhjet me në fokus fuqizimin e demokracisë.

Po ashtu Meta tha se rikthimi në ambientet e Presidencës i ngjalli nostalgji pasi u çmall me një pikturë të Isa Boletinit, që sipas tij i solli kutjime shumë të bukura dhe e frymëzoi.

 

“Me zotin Berisha kemi folur edhe për zgjedhjet edhe për protestat, por edhe për protestat edhe për zgjedhjet. Kemi folur për fuqizimin e demokracisë.

U çmalla me Isa Boletinin sepse është një pikturë e jashtëzakonshme që ia kam marrë zotit Ruçi, U gëzova që Isa Boletini është akoma në Presidencë. Më solli kujtime shumë të bukura dhe më frymëzoi”, tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb