Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me një video që po qarkullon në rrjetet sociale ku shihet kreu i PD-së, Lulzim Basha ndërsa thuhet se ishte duke fjetur gjumë.

Nga Berati, kreu i PS-së, tha se Basha ishte duke fjetur rrugëve.

“Aq sa hynte Gjino tek ajo martesa, aq hyn dhe Luli në këtë histori. Gjino duhej deri në momentin e dasmës, pastaj e marrin këta të tjerët në dorë, Meta e Saliu. Keni dëgjuar Metën, i është bërë fjala burg si bukë. Është në hall, në stres. Basha ishte duke fjetur në makinë. Nuk e kishte mbajtur dot. “Monitor gjumin tim” tha, po ca monitoroj, ti fle gjumë rrugëve. Kur unë fle gjumë ti je rehat. Nuk të ngacmon Monika, s’të vjen Saliu mbi kokë. Se Iliri është gjë tjetër. S’po të ngacmoj më shumë Nasip. Jemi në momentin kur realisht të jemi krenarë se po ja dalim që të bëjmë vaksinimin masiv. E zuri gjumi Lulin, s’ka problem. U çmend Ilir Meta? S’ka problem se po lëviz hëna. Berati e shqetëson shumë. Shqipëria fiton gërhitje që t’i dëgjojë zhurma me vite me Bashën.”, pohoi kryeministri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb