Pasi u transmetuan pamjet e nxehta të Anës dhe Erionit në prapaskenë, ku dukeshin sikur po bëheshin gati për të shkëmbyer puthje, Mikela u acarua shumë.

Sapo do të fillonte takimi 4 minutësh i Anës me Erionin për të sqaruar afrimitetin, Mikela u ngrit në këmbë, duke i lënë të shokuar të gjithë.

Para se të linte studion, Mikela e goditi me shuplakë Erionin dhe ia la mikrofonin aty.

Për disa caste, Erioni nuk reagoi por Ana e nxiti që ti shkonte mbrapa për ta qetësuar për hir të afrimitetit që kanë pasur.

Nuk dihet ende nëse kjo është një tekë e momentit nga ana e Mikelës, apo ajo do të vendosë që të braktisë emisionin përgjithmonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: