Në fjalën e tij në parlament, kryeministri Edi Rama u shpreh sot se beteja e tyre nuk është me Ilir Metën, por me ata prokurorë e gjyqtarë që kreu i qeverisë thotë se janë pjesë e bandës “kap ça të kapësh”. Sa i takon votimit në parlament për anëtaret e gjykatës Kushtetuese, Rama tha se në kushtet kur Presidenti refuzoi të përmbushë detyrën brenda afatit Kushtetues, janë dakordësuar 100 % me aleatët strategjikë për procedurën e ndjekur.

“Dua të them që para se të vendosnim e të bënim atë që Kuvendi bëri, për anëtaret e Gjykatës Kushtetueses, si rezultat i mospërmbushjes së detyrës në afat nga Presidenti, jemi dakordësuar 100 % me aleatët tanë strategjike dhe i jemi referuar 100 % nga ekspertët e tyre. Për të gjithë njerëzit që duan të vertetën e kësaj që po ndodh kam një pyetje: A është e mundur që SHBA e BE të jenë vënë në dispozicion të ndonjë projekti tjetër përveç projektit të shpallur për drejtësisnë? Për cdo mendje të arsyeshme përgjigjja është e thjeshtë: Nuk është e mundur.

Ndihem në pozitë të vështirë, jo me episodin, ndihem në pozitë të vështirë në raport me njerëzit, nga pritshmëritë e tyre nga drejtësia e cila është në ardhje, por nuk është ende e prekshme për ta.

Ajo që duhet të ishte drejtësi, është rëndom padrejtësi, si rezultat i një numri gjykatësish e prokurorësh që i përkasin KCK-së. Beteja jonë sot nuk është me Ilir Metën, por me KCK-në. Ndërkohë që procesi për të cilin jemi mbledhur për të miratuar këtë rezolutë është krejtësisht i qartë. bëjmë detyrën sot karshi këtij institucioni dhe opinionit publik, por s ka dyshim se është shumë e lehtë në raport me detyrën për të vepruar një orë e më parë kundër KCK, duke nxjerrë në pah gjithë përmasën e llumit që është kthyer një shtupë që e pengon sot më shumë se asnjëherë rrjedhjen e lirë të ujërave drejt konsolidimit të sistemit të drejtësisë.” u shpreh Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb