Ajo ka pranuar se është në një lidhje dashurie.

Këto ditë është shpërndarë një video, përmes të cilës thuhet se Filloreta Raçi e ka zyrtarizuar lidhjen e saj të re.

Këngëtarja, e njohur më shumë me emrin artistik Fifi, bërë bujë të madhe gjatë pjesëmarrjes në edicionin e sivjetmë të Big Broher VIP, nga ku edhe krijoi këngën “Diell” që i shndërrua në një hit të madh.

Dhe duket se ajo e ka gjetur dashurinë, pasi është parë shkëmbyer puthje dhe përkëdhelje në publik me Adis Patushin gjatë kohës sa ishte duke interpretuar në skenë, ndërsa publiku brohoriti për çiftin e ri.

Ndërsa pas raportimeve për lidhjen e saj në faqet rozë, ka ardhur edhe reagimi i këngëtares në profilin e saj në Instagram, ku ndiqet nga më shumë se 721 mijë fansa.

“Shpirt i lumtur, jetë e lumtur”, ka shkruar këngëtarja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb