Tenisti Novak Djokovic ka thyer më në fund heshtjen dhe ka folur për herë të parë pas largimit të tij nga kampionati Australian Open për shkak se nuk kishte bërë vaksinën.

Në një intervistë për BBC, Djokoviç deklaroi se do të preferonte më shumë të humbiste mundësinë për të luajtur në kampionate të mëdha, se sa të bënte vaksinën me detyrim.

Por ai shton se deklaratat e tij nuk kanë lidhje me lëvizjet apo organizimet qytetarë kundër vaksinimit. Tenisti serb thotë se mbron të drejtat e çdo njeriu për të zgjedhur atë që do.

Djokovic u pyet nëse do të sakrifikonte kompeticione të tilla si Wimbledon apo French Open për qëndrimet e tij në raport me vaksinën.

“Po, ky është çmimi që unë jam gati ta paguaj” – ka deklaruar Djokovic.

20 herë fituesi i Grand Slam u dëbua nga Australia muajin e kaluar pasi qeveria vendosi t’i anulojë vizën për shkak se nuk kishte bërë vaksinën kundër koronavirusit.

Djokovic deklaroi se kishte marrë vetëm një vërtetim se ishte shëruar nga koronavirusi, prandaj nuk e kishte bërë vaksinën.

Por duket se autoritetet nuk e kanë marrë parasysh këtë fakt, ndaj Ministri i Emigracionit, Alex Hawke vendosi që t’i anulojë vizën tenistit 34-vjeçari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb