Prokurori Besnik Muçi është përballur sot në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pas anikimimit të komisionerit publik të vendimit të shkallës së parë të vettingut. Besnik Muçi u përzgjodh nga presidenti Ilir Meta për të plotësuar një nga vakancat e Gjykatës Kushtetuese, duke argumentuar se ai plotëson kriterin e balancës gjinore me eksperiencën profesionale.

Në seancën e sotme, KPA ka kërkuar informacion në DSIK në lidhje me deklasifikimin e një materiali sekret shtetëror.

Vetë Muçi ka deklaruar se nuk ka fakte për situatën. Ai deklaroi se Komisioner Publik këmbëngulte t’i përdorte këto si prova por se nuk kanë asnjë vlerë për çështjen.

“Unë akuzohem se kam lidhje me dy persona të dënuar. Opinioni publik është helmuar me këtë informacion gjysmë të vërtetë përgjatë kësaj kohe, deri në momentin kur u deklasifikua dokumenti. Këmbëngulja e KP për ta përdorur si provë nuk ka asnjë vlerë për procesin në fjalë. Lidhja ime me këta persona kontraktuale, asgjë tjetër. I pari është administratori i kompanisë, i dënuar për moskallëzim krimi, personi që mua më ka shitur apartamentin mua. E kisha të vështirë ta gjeja veten në këto fakte të KP dhe shkakun që unë lidhem me ata persona”, deklaroi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: