Rey Manaj zgjodhi të transferohet këtë verë te Watford në Championship. Fillimi nuk ishte i mirë për lojtarin e Kombëtares shqiptare, pasi pësoi një dëmtim që e detyroi t’i nënshtrohej një operacioni. Sulmuesi Manaj ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se gjithçka ka shkuar mirë.

“Faleminderit shumë për gjithë mbështetjen e marrë gjatë këtyre ditëve. Operacioni shkoi siç ishte planifikuar, i jam shumë mirënjohës doktorit Lempainen Lasse. Shpresoj të rikthehem së shpejti për të ndihmuar ekipin të arrijë objektivat tona” – Shkruan ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rey Manaj (@reymanaj97)

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: