Edinson Cavani, sulmuesi i Uruguait i cili u dëmtua në sfidën përballë Portugalisë, rrezikon seriozisht të mungojë në sfidën kundër Francës pavarësisht se vetë sulmuesi shpreson që të jetë i gatshëm.

“Shpresoj të rikuperoj, – ka thënë El Matador, – dhe do të bëj gjithçka është e mundur për të qenë gati kundër Francës”.

Pas ndeshjes kundër kampionëve të Europës që realizoi ‘dopietë’ sulmuesi i PSG ka shkuar drejt autobusit të kombëtares duke çaluar.

Në pritje të rezultateve përfundimtare të analizave, burime afër kombëtares amerikano-jugore kanë folur për një dëmtim muskulor në pulpë dhe nëse kjo diagnozë do të konfirmohet, prania e tij në ndeshjen kundër Francës do të ishte e pamundur.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb