Sky Sport Italia bën me dije se Mike Maignan ka gjasa të humbasë dy ndeshjet e ardhshme të Serisë A kundër Hellas Verona dhe Cagliari, por pritet të rikthehet kundër Lazios më 30 shtator.

Portieri Maignan pësoi një dëmtim gjatë barazimit 0-0 të Milanit kundër Newcastle të martën në Champions League, duke shqetësuar jo pak trajnerin Stefano Pioli. “Gardiani” francez ka qëndruar në mesin e shtyllave 22 herë në sezonin që kaloi, ndërsa këtë edicion numëron 4 paraqitje. 28-vjeçari u transferua nga Lille në vitin 2020.

Sa i takon Ruben Loftus-Cheek, i cili u zëvendësua po atë takim, nuk ka kërkuar të bëjë analiza teste pasi kishte vetëm ngërç. Sipas mediave, mesfushori anglez do të pushojë ndaj Hellas Verona këtë fundjavë. Milani kërkon që të rikthehet te rezultatet pozitive në kampionat, pas asaj humbje turpëruese në derbi. JS

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: