ANGLI

Mbrojtësi i Anglisë, Trent Alexander-Arnold nuk do të jetë në Europianin e këtij viti. 22-vjeçari pësoi një dëmtim në miqësoren me Austrinë.

Arnold ishte në dyshime nëse do të përfshihej në listën e europianit nga Southgate, por ai ia doli të grumbullohej. Tashmë ai është lënë jashtë dhe do të rikthehet tek Liverpool për rehabilitim.

Southgatë nuk la asnjë prej mbrojtësve anësorë të djathtë jashtë listës, por tashmë edhe me mungesën e Alexander-Arnold, tekniku anglez ka 3 alternativa të tjerë, Kyle Walker, Reece James dhe Kieran Trippier.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb