Në Farkë ka nisur puna për rindërtimin e banesave individuale pas tërmetit të 26 nëntorit. Kështu deklaron Bashkia e Tiranës teksa bën të ditur se gjatë inspektimit të punimeve, kryeministri Edi Rama bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj ishin edhe në familjen e madhe të kreut të PD-së, dega Farkë, ku katër kurora mbetën të pastreha nga tërmeti.

  • foto galeri
  • foto galeri

Veliaj tha se çdo kurorë do të ketë edhe një banesë të sajën personale. Gjatë bashkëbisedimit nuk munguan edhe batutat mes Ramës e Veliajt me kreun e PD.
Veliaj: Edhe pse keni qenë katër kurora në një shtëpi. Do merrni katër shtëpi. Çimi është dhe kryetar i Partisë Demokratike. Me Çimin në fushatë jemi përballë, kurse në tërmet jemi bashkë me ndërtuar.
Çimi: Demokracia kështu e ka
Rama: Demokracia ka dhe një gjë, ju na shani, ne i ndërtojmë për ju . Po s’na shatë ju ne nuk e mbledhim dot mendjen fort. Sa më shumë që na shani ju, aq më shumë na motivoni kështu që nga një shtëpi, katër shtëpi. Koalicion shpish. Mos u ankoni se nuk lejohen koalicion, koalicionet lejohen. Të gjithë bashkë, por secili në çatinë e vet që të mos krijohet sherr brenda për brenda.
(Rama për djalin vogël të shtëpisë)
Rama: Ky sa të bëhet 18 vjeç s’po pyet më për ustain, do votojë për Lalin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb