Nisi në Rrogozhinë aksioni i prishjes së godinave të dala jashtë funksionit si pasojë e lëkundjeve të tërmetit të 26 nëntorit. Procesi i prishjesh po kryhet nga Bashkia e Rrogozhinës me mbështetjen e IKMT dhe policisë së shtetit. Ky aksion nisi me prishjen e Shkollës së Mesme të Bashkuar Gosë dhe pritet të vazhdojë edhe me kategoritë e tjera të ndërtesave.

Kryetarja e re e Bashkisë së Rrogozhinës, Antonela Dedej, e cila zëvendësoi në detyrë të ndjerin Haxhi Memolla tha se ky proces vjen pas disa muajve pune intensive që do të përfundojë me ndërtimin e godinave të reja dhe me kushte bashkëkohore.

“Sot është një ditë shumë e rëndësishme pasi nisim prishjen e objekteve arsimore të cilat dolën jashtë funksionit nga tërmeti i 26 nëntorit. Sot kemi vazhduar këtë proces me prishjen e shkollës së Mesme të Bashkuar Gosë dhe më pas do të vazhdojmë prishjen e objekteve te tjera arsimore në Bashkinë e Rrogozhinës shkolla në kryevidh, shkolla e okshtunit, qendra kulturore dhe mbi 130 banesa private.

Kjo është lista e gjatë e godinave të dëmtuara nga tërmeti për të cilat ne kemi përgatitur cdo dokumentacion për t’i kthyer ato gërmadha në godina të reja, moderne dhe funskionale. Një gjë është e sigurtë, kjo shkollë do të ndërtohet më e bukur dhe moderne se ka qënë dhe komuniteti do të përfitojë në investim të rëndësishëm”, tha Dedej.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb