Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy i dënuar sot për korrupsion, me shumë gjasa do të kryejë dënimin e dhënë me 1 vit, në vilën luksoze të gruas së tij Carla Bruni.

Ai u dënua me tre vite burg, dy prej të cilave të pezulluara, ndërsa gjykatësja Christine Mée tha se mund të lejohet të kryejë dënimin në shtëpi, i pajisur me byzylykun elektronik në kavilje. Kjo do të thotë se Sarkozy do të kalojë 12 muajt e dënimit në vilën luksoze në Paris, në pronësi të gruas së tij, 53-vjeçarja milionere ish-këngëtare, modele dhe aktore. Carla zotëron shtëpinë e saj 3 milionë euro në Villa Montmorency – ndërtesa ekskluzive e shekullit të 19-të në kryeqytetin francez.

Brenda apartamentit me tre dhoma gjumi, ish-pop star ka studion e saj të regjistrimit. Në këtë apartament kanë jetuar më parë shkrimtari i ‘Les Miserables’,Victor Hugo dhe aktori Gérard Depardieu.
Sarkozy do të mbetet gjithashtu i lirë gjatë procesit të apelit, çka mund të zgjasë disa vite.
Kujtojmë se Marshal Philippe Pétain ka qenë presidenti i fundit francez që është dënuar me burgim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb