ITALI

Gjykata e Apelit të Katanias liron në arrest shtëpie Moisi Habilajn i cili po nga Shkalla e Parë është dënuar me 15 vite burg për trafik droge.

Sipas mediave italiane, ai do të qëndrojë tek një i afërmi i tij në Siçili. Moisi Habilaj dhe Florian Habilaj akuzohen për grup të strukturuar kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Siçilisë në Itali. Moisi Habilaj u arrestua në vitin 2017.

Emri i tij është i lidhur me Saimir Tahirin, ish- ministrin e brendshëm, jo vetëm si i afërm por dhe i dyshuar si bashkëpuntorë bashkë në trafik droge. Të dy kanë procese gjyqësore të hapura në dy shtete të ndryshme nga njëri- tjetri.

Grupi Habilaj akuzohet nga drejtësia italiane se ka transportuar drogë me vlerë 20 milionë euro nga Shqipëria drejt Italisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb