Gjykata e Napolit dënoi me 5 vjet burg lojtarin e Monzas, Armando Izzo. Izzo akuzohet për mashtrim sportiv dhe si pjesë e grupit kriminal Camorra, ndërsa ekzaktësisht italiani është dënuar për trukimin e ndeshjes Modena – Avellino, sfidë kjo e  17 majit 2014. Pas këtij vendimi, lojtari ka bërë një postim në rrjetet sociale.

“Jam shumë i zhgënjyer nga vendimi i shkallës së parë. Jam shpallur i pafajshëm për moskryerjen e krimit në ndeshjen Avellino – Reggina të 25 majit 2014, por akuzohem se kam trukuar ndeshjen Modena – Avellino të 17 majit 2014, ndeshje që as nuk e kam luajtur. Do të shqyrtojmë situatën me avokatët e mi dhe do të bëjmë ankim.

Unë besoj në drejtësi dhe jam i sigurt se do të tregoj pastërtinë time ndaj krimit. Falenderoj AC Monza dhe familjen time, të cilët janë gjithmonë pranë meje. Nuk do të ndalem së luftuari!” – shkruajti ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Armando Izzo ?? (@armandoizzoreal)

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: