Një gjykatë pakistaneze ka anuluar dënimin me vdekje ndaj një gruaje të krishterë të akuzuar për blasfemi, një çështje kjo që ka polarizuar vendin. Asia Bibi, nënë e katër fëmijëve, u dënua në vitin 2010 pasi u akuzua se ofendoi profetin Muhamed por këtë të martë është dhënë urdhër që ajo të lirohet. Bibi është shprehur vazhdimisht se është e pafajshme, por ka kaluar pjesën më të madhe të tetë viteve, e izoluar në qelinë e saj.

Vendimi i fundit i gjykatës ka shkaktuar protesta të dhunshme nga ata që mbështesin ligjet e forta të blasfemisë. Protesta kundër këtij vendimi janë mbajtur në disa vende të Pakistanit. Partia islamike e linjës së ashpër, Tehrik-e Labaik (TLP), e cila ka kërkuar ekzekutimin e Bibit, ka bërë thirrje për vdekje për gjykatësit që anuluan vendimin.

Po kjo parti ka kërkuar edhe shkarkimin e kryeministrit, Imran Khan. Raportohet po mbahet në një vend të cilin nuk e kanë bërë publik për shkaqe sigurie. Sakaq, vendimi më parë me vdekje kundër saj rezultoi me zemërim të të krishterëve në të gjithë botën. Papa Benedikti i XVI bëri thirrje për lirimin e saj në vitin 2010. Ndërsa vajza e saj u takua në vitin 2015 me Papa Françeskun.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb