“BalkanWeb” zbardh përgjimet e dosjes së Arbër Çekajt i cili u dënua me me 14 vite burg, për 613 kilogramë kokainë që u kapën në Durrës, në muajin shkurt të vitit 2018.

Mesazhet e siguruara për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala janë zbardhur nga Prokuroria dhe mes tyre ka biseda të Çekajt dhe menaxherit të tij Donaldit, që tashmë kërkon pafajësin në Apel. Ky i fundit njoftonte Çekajn për kohën e shkarkimit të ngarkesës së frutave. Në bisedë Donaldo dhe Arbëri nxehen teksa ofendojnë ata të Tatimeve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

PERGJIMET E PLOTA

Donaldo 27/02/2018 17:52:35: Po më kërkojnë nr tënd;

Donaldo 27/02/2018 17:52:45: T’ju jap këtë

Arbër 27/02/2018 17:53:10: Po

Arbër 27/02/2018 17:53:19: Ky në What Up

Arbër 27/02/2018 17:54:37: 004917620027457

Arbër 27/02/2018 17:54:44: Ky është telefoni

Arbër 27/02/2018 17:55:01: Ndërsa në Ëhats up është ky që po të shkruaj.

Është zhvilluar një bisedë midis punonjësit të policisë dhe Arbër ÇEKAJ e cila ka zgjatur 00:02:46 por nuk është transkriptuar me qëllim nga ana e prokurorit dhe oficerëve të policisë gjyqësore. Në këtë bisedë e cila ka zgjatur dy minuta e dyzetë e gjashtë sekonda (02:46) është komunikuar nga ana e oficerit të AntiNarkotikut, i cili i është prezantuar Arbër ÇEKAJ për funksionin e tij dhe e ka pyetur se ku ndodhej…

Rrjedha e bisedës së mësipërme të transkriptuar vazhdon si më poshtë:

Arbër 27/02/2018 18:09:36: Çfarë problemi ka?

Donaldo 27/02/2018 18:10:09: Se di akoma s’po më thonë;

Arbër 27/02/2018 18:10:27: Ok

Arbër 27/02/2018 18:10:39: A i morët frutat

Arbër 27/02/2018 18:10:47: Apo akoma?

Donaldo 27/02/2018 18:11:12: Jo, jo janë shkarkuara jashtë frutat e ne po presim këtu te gjithë.

Arbër 27/02/2018 18:11:26: Ok

Arbër 27/02/2018 20:24:48: O vlla mbaruat?

Arbër 27/02/2018 20:24:58: Se ju lanë aty

Arbër 27/02/2018 20:25:33: Je që në mëngjes në punë;

Donaldo 27/02/2018 21:18:16: Jo me këtu jemi akoma i ngarkuam

Arbër 27/02/2018 21:18:35: Pse o vlla?

Arbër 27/02/2018 21:18:40: Çfarë kanë?

Donaldo 27/02/2018 21:18:43: E po presim te japin ok që të dalim

Arbër 27/02/2018 21:18:52: A janë normal?

Arbër 27/02/2018 21:18:59: 12 ore aty

Donaldo 27/02/2018 21:19:23: Le se jemi ngrire (zënë)

Arbër 27/02/2018 21:19:35: Ma bëni hallall

Donaldo 27/02/2018 21:19:42: Ka presim jemi besoj mbarojmë për nja gjysmë ore

Donaldo 27/02/2018 21:19:42: Jo mo ça faji ke ti;

Arbër 27/02/2018 21:19:57: se nuk isha vet aty;

Donaldo 27/02/2018 21:19:59: po këta fisqira plera muti;

Arbër 27/02/2018 21:20:16: Po ku me e ditee unë se çmenden ata k**a;

Arbër 27/02/2018 21:20:25: Na kane marrë inat;

Arbër 27/02/2018 21:20:39: Tatimet, këta s’po kuptoj çfarë kanë?

Donaldo 27/02/2018 21:20:47: Vari k***in se për inat janë ka na e bëjnë për me marrë Lek;

Arbër 27/02/2018 21:21:02: asnjë leke mos jua jep;

Donaldo 27/02/2018 21:21:09: asnjë kafe s’ja u dhamë;

Donaldo 27/02/2018 21:21:13: se lek të harrojnë;

Arbër 27/02/2018 21:21:14: nëse ju lanë nje muaj atë

Arbër 27/02/2018 21:21:20: Kontrolloni thuaj;

Arbër 27/02/2018 21:21:47: po për ditë me kontroll i kemi atje po aty po skaner tee gjitha tani çfarë duan ma shumë;

Arbër 27/02/2018 21:21:59: Shtet koti;

Donaldo 27/02/2018 21:22:09: Shtet hajdut;

Arbër 27/02/2018 21:23:14: ok më trego pra

Arbër 27/02/2018 21:23:29: Edhe a i ke punëtorët me shkarkue

Arbër 27/02/2018 21:23:35: te puna

Donaldo 27/02/2018 21:23:49: po te puna jane;

Arbër 27/02/2018 21:23:35: ok;

Arbër 27/02/2018 21:26:40: marrjau letrën e kontrollit;

Donaldo 27/02/2018 21:27:19: po po;

Arbër 27/02/2018 22:33:13: A mbaruat akoma?

Donaldo 27/02/2018 22:33:55: Jo jo po presim me sjell letrat akoma

Arbër 27/02/2018 22:34:14: A folët me ta?

Arbër 27/02/2018 22:34:24: A janë normal o vlla?

Donaldo 27/02/2018 22:34:38: Ka presim me ardh te gjithë me firmos procesverbalin;

Arbër 27/02/2018 22:34:55: S’jemi skllevër ku k***in janë;

Arbër 27/02/2018 22:35:12: Me i fut në gjyq;

Arbër 27/02/2018 22:35:40: Qënkan jo normal;

Donaldo 27/02/2018 22:36:09: Ishalla mbarojmë sonte njëher e vari k**n se ca me ju ba

Arbër 27/02/2018 22:36:09: Pse thonë s’bën sonte apo si

Donaldo 27/02/2018 22:36:47: Po shkon ora 11;

Arbër 27/02/2018 22:36:57: E di;

Donaldo 27/02/2018 22:36:58: Nuk të lënë me dalë pas orës 11;

Arbër 27/02/2018 22:37:07: Po thirrju

Arbër 27/02/2018 22:37:12: Po thuaju o vëlla;

Arbër 27/02/2018 22:37:17: Çfarë po bëni?

Arbër 27/02/2018 22:37:22: Me kënd je aty;

Donaldo 27/02/2018 22:37:28: S’kanë gjë në dorë këta;

Donaldo 27/02/2018 22:37:39: Po presin me ardh nga Tirana;

Arbër 27/02/2018 22:37:40: Kush ka në dorë;

Donaldo 27/02/2018 22:37:47: Me Tosin jam;

Arbër 27/02/2018 22:37:52: Me ardhë pse?

Arbër 27/02/2018 22:38:01: A e kontrolluan?

Arbër 27/02/2018 22:37:20: Ai që fola me të tha jam nga Tirana;

Donaldo 27/02/2018 22:38:26: Po po me firmos procesverbalin ata që ishin ne Kontroll

Donaldo 27/02/2018 22:38:32: Ata po presim që fole ti?

Arbër 27/02/2018 22:38:35: Antinarkotiku;

Donaldo 27/02/2018 22:38:36: Me ardh me firmos;

Arbër 27/02/2018 22:38:35: Po a janë normal pse ikën pa firmos?

Arbër 27/02/2018 22:39:09: Kush jua ka numrat?

Arbër 27/02/2018 22:39:21: Nuk është Arlindi;

Donaldo 27/02/2018 22:39:42: Jo ka ik Arlindi se njëherë thanë mbaruam;

Donaldo 27/02/2018 22:39:50: S’di është e ngatërrume;

Kujtojmë që Arbër Çekaj tashmë kërkon pafajësinë në Apel. Në seancën maratonë prej 9 orësh më 15 shtator, Çekaj mohoi përfshirjen e tij në ngjarjen e 2018, kur brenda një kontejneri bananesh u gjetën 613 kg kokainë të ardhura nga Kolumbia, që kaloi nga Italia, në Portin e Durrësit dhe më pas në magazinën e Çekajt. Po ashtu u dënuan edhe dy bashkëpunëtorët e tij Donald Lushaj dhe Armando Pezaku, të cilët po ashtu kanë apeluar vendimin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb