Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti u trajtua historia e një 56 vjeçari i cili u dënua për dhunë në familje.

56 vjeçari: Unë jam në një konflikt të herëpashershëm me ish bashkëshorten time me të cilën kam dy fëmijë. Ajo me ka akuzuar shpesh për dhunë dhe ka marrë dhe urdhër mbrojtje. Ne jemi divorcuar pasi unë e kam akuzuar gjithmonë për tradhti. Kam pretendimet e mia se fëmijët nuk i  ka me mua. Kishim 13 vite martese se bashku. Unë pretendoj se të gjitha këto vendime gjykate dhe akuza ndaj meje janë bërë  të qëllimshme pasi ish gruaja ime ka pasur marrëdhënie me të tjerë në martesë dhe unë dyshoj se ka dashur të më largoj mua nga jeta e saj duke më akuzuar për dhunë. Por unë jam shprehur dhe në gjykatë se duke qenë se unë punoja gjithë kohen jashtë shtetit kur kthehesha gruaja ime nuk me afrohej fare madje me shume se një vit s’kishim marrëdhënie seksuale. Gjithë kohen ka shkuar me ka denoncuar. Gjyqtaret mendoj se janë korruptuar dhe s’kanë dhënë vendimin e duhur. Për këtë jam sot, pasi unë nuk shkoj dot te takoj fëmijët nuk mi lejon ish gruaja. Në 2019 ne bëmë divorcin dhe fëmijët u caktua të jenë në kujdestarinë e saj dhe unë të paguaj detyrim ushqimor për të cilin nuk e paguaj dot se s’kam të ardhura.

Më tej ai vijon: Kemi kaluar fillimisht mirë nuk kemi pasur probleme, kam jetuar në emigrim dhe shkoja dhe vija. Por kohët e fundit ajo filloj të ftohej dhe qëndronte ftohtë ndaj meje. Unë punoj në ndërtim dhe kam arsim tetëvjeçar. Ajo fillimisht punonte si edukatore kopshti, ndërsa tani së fundmi  ajo punon mësuese në një shkollë. Ne u njohëm vet dhe kur unë u njoha me ish gruan isha rreth 40 vjeç, ndërsa ish gruaja kishte qenë në Amerikë dhe ka pasur punët e saj nuk më intereson  e kaluara e saj. Madje ajo kur është martuar me mua ishte edhe shtatzënë. Unë me ish gruan kemi vetëm 6 vjet diferencë moshe, por ajo më kishte pohuar se nuk kishte pasur një martesë apo fejesë tjetër të mëparshme. As unë nuk kam pasur një martesë apo fejesë të mëparshme. Asaj kohe pas 4 muajsh ajo mbeti shtatzënë dhe ajo sëbashku me familjen më kërkuan që të zhvilloja martesën me të. Ajo ishte aventuriere dhe s’mund ti besoja sepse një njeri me vese  si ajo e cila më qëndronte gjatë gjithë kohës ftohtë larg. Kam kërkuar ADN e fëmijëve dhe e kanë bërë pa praninë time, është e manipuluar çdo akt i gjykatës, jam dënuar disa herë vetëm me fjalë goje të asaj. S’më janë marrë për bazë asgjë, madje ajo s’ka dashur kurrë të punoj dhe donte të rrinte çdo ditë pa punë. Unë punoja në ndërtim dhe jeta ishte shumë e vështirë. Por unë e kam kapur ish bashkëshorten me dikë tjetër e kapa me telefon por ajo ka pasur disa lidhje jashtëmartesore madje mbante edhe ditar duke mbajtur shënime gjithë poshtërsirat e saj. Pra edhe marrëdhëniet seksuale dhe veprimet e turpshme i mbante shënim. Ajo më ka tradhtuar me disa njerëz madje mua më kanë dhunuar kërcënuar shantazhuar edhe natën. Unë kam bërë një analizë ADN të njërit prej fëmijëve ku më rezultoi se ai fëmijë nuk është i imi. Por ADN e bërë nga ajo me mashtrime nuk është e vërtetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb