“KS Kastrioti”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive për organizimin e ndeshjes kundër KF Skënderbeu duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve kundërshtarë si dhe sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 5/2; 64/c; 65/2 dhe 66/1 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve në fushë asnjanëse dhe gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë.

Për vlerësimin e kriterit infrastrukturor çështja t’i referohet Komisionit te Licencimit.”

Ky ishte dënimi që Komisioni i dha Kastriotit për dështim në organizmit të sfidës ndaj Skënderbeut, kur lojtarët korçarë pretendojnë se u dhunuan jashtë stadiumit “Redi Maloku” të Fushë-Krujës.

Kështu, për dy ndeshjet e radhës brenda, Kastrioti është i detyruar të emigrojë sërish, pasi stadiumi i tij në Krujë nuk i kaloi testet e fillimit të sezonit. Ndaj, për sfidën kundër Laçit, Kastrioti ka arritur të sigurojë shërbimet e “Niko Dovanës”, stadiumit të Teutës së Durrësit, që këtë fundjavë është e impenjuar në Gjirokastër kundër Luftëtarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: