Në emision “Open” në News24, tema e bisedës është përqendruar në vendimin e Apelit për vulën e PD. Kryetari i Këshillit Kombëtar i Berishës, Edi Paloka, u shpreh se kushdo gjyqtarë që ka përgjegjësi për atë që e quan “akt të rëndë”, do të mbajë përgjegjësi personale.

Nga ana tjetër ai tha se populli duhet të ngrihet në protestë kur u shkelen të drejtat dhe se nuk duhet të presin që t’i thërrasë opozita. Ai tha se kjo nuk ndodh pasi sipas tij populli rri në kafe dhe shikon “Big Brother”.

“Edhe ata gjyqtarë dhe kushdo që ka përgjegjësi për këtë akt të rëndë, do të mbajë përgjegjësi personale një ditë, mos mendojë se do fshihet pas imunitetit. Të gjithë do mbajnë përgjegjësi.

Nuk thamë që me t’u dhënë vendimi do hyjmë në Parlament… Ish kreu i gjykatës së lartë dhe ish prokurori i përgjithshëm i Enverit, u dënuan me vdekje për vendimet që kishin marrë, pas 50 vitesh… atëherë u erdhi koha, dhe pse faji ishte i Enver Hoxhës.

Nuk di për çfarë ta kapësh zvarrë më parë Ramën për ta çuar aty ku e meriton, duket se kjo i ka ngelur vetëm opozitës se populli kafe dhe Big Brother. Edhe populli duhet të reagojë kur i shkelen të drejtat. Duhet të reagosh. Mos prit të dalin partitë. Pa na pritur dhe pa na pyetur ne, të dalë populli të na nxisin ne”, tha ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: