Ka shkuar në 9 numri i viktimave të shkaktuara nga koronavirusi në Malin e Zi. Lajmi është bërë i ditur nga Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi. Mësohet se pacienti në fjalë për shkak të situatës së rënduar, me 30 prill u dërgua për shërim në spitalin e Gracit, në Austri.

Situata epidemiologjike në Mal të Zi paraqitet e qëndrueshme dhe sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore më se një javë nuk është shënuar asnjë rast i ri me COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Mal të Zi, prej fillimit të pandemisë me COVID-19 është 324. Ndërkohë numri i të shëruarve shkon në 290, ndërsa në fazën e shërimit janë 25 persona ( 10 nga Ulqini, 6 nga Podgorica, 3 nga Tivari, 3 nga Gucia, 1 nga Plava, 1 nga Herceg Novi dhe 1 nga Bijelo Pole).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: