Policia e Sarandës ka marrë në mbrojtje dje avokati n39-vjeçar Marjel Mejdi, i cili u dhunua ditën e djeshme në mes të rrugës nga persona të paidentifikuar.

Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se dy efektivë të forcave “Shqiponja” prej mbrëmjes së djeshme në orën 21:00 janë vendosur në ruajtje të 39-vjeçarit i cili ndodhet në reanimacionin e spitalit të Sarandës.

Burime policore bëjnë me dije se deri tani nuk është bërë e mundur të identifikohen autorët e ngjarjes edhe pse ajo ka ndodhur para syve të turistëve të shumtë në një nga zonat më të populluara të qytetit ku ndodhen agjencitë turistike të cilat janë të pajisura edhe me kamera. Ndërkohë burime spitalore bëjnë me dije se i plagosuri Mejdi mund të transportohet jashtë shtetit për mjekim më të specializuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb