Nga ARMIR MEHAJ

PUKE- Sabah Istrefi, i cili u dhunua një ditë me parë nga fqinjët për një problem pronësie në Dedaj të Pukës, ka treguar sot ngjarjen duke fajësuar Policinë e këtij rrethi e cila edhe pse ishte e njoftuar nuk ka vepruar asnjëherë më parë.

37-vjeçari tregon se fqinjët i zunë rrugën një ditë më parë duke mos kursyer dhunën ndaj tij, për të cilët ai ka bërë dhe denoncimin në Polici, tek e cila shprehet se nuk ka më besim.

“Isha duke dalë nga shtëpia për të shkuar në punë kur katër persona më kanë zënë rrugën, duke më goditur fillimisht në kokë e më pas në këmbë. Teksa ata qëllonin pamëshirshëm unë jam larguar me shpejtësi drejt një rrëpire atyre pranë, veprim i cili më shpëtoj jetën. Kjo ngjarje për mua erdhi si pasojë e mosveprimit të Policisë, ne kemi denoncuar me kohë konfliktin me fqinjët tanë, se ata janë dhe të armatosur, por askush nuk ka vepruar konkretisht lidhur me këtë problem”, tregon 37-vjeçari, pjesëtar i një familje të varfër në fshatin Dedaj, të cilët me shume vështirësi sigurojnë dhe bukën e gojës.

Familja Istrefi teksa ka humbur besimin tek shteti, i cili nuk ka bërë qoftë dhe një hap për anashkalimin e kësaj ngjarje tashmë është e bindur në vetëgjyqësi, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe pronën, ndërsa pjesëtar të kësaj familje tregojnë se nuk kanë pse të mbajnë përgjegjësi për veprimet që kryejnë sa kohë vetë Shteti me mosveprimin e tij i ka braktisur.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: