PUKË- Ndërron jetë faturisti i OSHEE-së, i dhunuar një muaj më parë në fshatin Zvin të Njësisë Administrative Iballë.

Bajram Hyseni po lexonte matësin elektrik kur është goditur barbarisht nga Petrit Marashi 44-vjeç.

Policia sqaroi se faturisti u dhuna pasi 44-vjeçari dyshonte se i kishin faturuar më shumë kilovat orë energji elektrike sesa ai pretendonte se kishte harxhuar. Prandaj qytetari e ka goditur me mjete të forta, shtetasin Bajram Hyseni 47 vjeç me detyrë faturist, me banim në qytetin Pukë.

Autoritetet lokale të shëndetësisë kërkuan ndihmën e helikopterit të Ministrisë së Shëndetësisë për transportimin e tij drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku edhe ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme.

Bajram Hyseni prej vitesh ishte pjesë e Brigadave të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në zonën e Pukës. Në zonën e thellë ai ishte transferuar vetëm pak kohë para se të dhunohej barbarisht.

Bajram Hyseni babai, i tre fëmijëve është vëllai i dytë nga familja Hyseni në Pukë që humb jetën në krye të detyrës. Gjatë vitit ‘98 vëllai i faturistit, Qazim Hyseni, punonjës policie u vra në një pritë të ngritur ndaj forcave të policisë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: