Përfaqësuesi i Kishës Orthodokse në Lezhë, Koço Kapedani, i cili u dhunua disa ditë më parë, ka folur për ‘News 24’ dhe ‘BalkanWeb’ ndërsa ka treguar gjithë ngjarjen.

Kapedani tregon se ishte një punonjës i një firme që po ndërton një rrugë në lagjen ‘Gurra’ të qytetit të Lezhës, ai i cili e ka goditur duke i lënë shenja të dukshme në syrin e djathte. Kapedani ngre akuza edhe ndaj policisë, pasi sipas tij ka qene kjo e fundit që e ka shtyre që ta fali dhunuesin e tije.

“Isha në shtëpi. Kishte ardhur fadroma dhe unë zbirta poshtë. I thash; mos i bini fort se më dëmtohen muret. Ky punëtori, kishte lopatën në dorë, kurse unë kisha shkopin që zbrisja nga shkallët. Ai ma mori nga dora dhe më goditi. Rashë pa ndjenja, të them të drejtën. M’u bë syri xixa-xixa. Erdhi pastaj policia dhe më pas na shoqëruan në polici. Policia nuk mbajti qëndrim korrekt. Jam i indinjuar. Mua më thanë; fale! Unë e fala. I thash mos më gjykoni mua, se jam 80 vjeç. I gjithë opinioni në Lezhë është me mua,”, -tha Kapedani në një rrëfim për gazetarin e ‘BalkanWeb’, Elidon Ndreka.

 

E gjithë ngjarja ndodhi për shkak se Kapedani, i ka kerkuar punonjësve që të mos gërmojnë pranë banesës së tij pasi po i dëmtoheshin muret. Kaq ka mjaftuar që punëtori i firmës ndërtuese në Lezhë ta godasë me një shkop në kokë, duke i shkaktuar plagë. Nga ana e policisë, ende nuk ka nje njoftim per ngjarjen, edhe pse kjo ka 4 dite qe ka ndodhur. Ngjarja u bë publike nga kreu i FRPD-se ne Lezhe Albert Loçi, i cili ngre akuza për heshtjen e institucioneve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb