Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se ekipi i RTV21, i përbërë nga gazetarja Lirie Dibrani dhe kameramani, Berat Bahtiri, janë sulmuar fizikisht nga serbët derisa po raportonin në sheshin Car Llazar.

Kjo media ka njoftuar AGK-në, se krahas sulmit fizik ndaj kameramanit, atij i është marrë edhe pajisja me të cilën ishte duke xhiruar.

Ekipi ka njoftuar AGK-në se aktualisht janë duke dhënë deklaratë rreth sulmit në Policinë e Kosovës.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar me pamjet e sulmit ndaj kameramanit dhe u bëjmë thirrje organeve kompetente të sigurisë që ta trajtojnë rastin sa më parë në mënyrë që personat përgjegjës të vihen para drejtësisë.

AGK i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që t’i sigurojnë gazetarët në mënyrë që të raportojnë pa u rrezikuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: