DURRËS

Një çift të moshuarish kanë rënë pre e dhunës brenda banesës së tyre në lagjen 15, në Spitallë të Durrësit, e për pasojë janë plagosur rëndë mbrëmjen e kaluar.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se dy të moshuarit me mbiemër Ymeri me origjinë nga Pogradeci, banorë në Spitallë janë dërguar në spitalin e Traumës

Ata jetonin vetëm pasi fëmijët i kishin në Greqi. Ndërkohë policia tha se nuk i mori dot në pyetje pasi dolën nga operacioni, kjo pasi ishin të traumatizuar dhe nuk flisnin dot.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkaq referuar burimeve nga grupi hetimor, dyshohet që një person i ka goditur në kokë të dy të moshuarit. Më parë u ka fikur dritat e shtëpisë dhe më pas u ka hyrë në banesë ku i ka dhunuar. Nga hetimet e kryera rezulton se autori nuk ka grabitur asgjë. Dyshimet janë që autori mund të ketë konflikt me familjarët ose fëmijët e çiftit.

Policia po heton në pistën e një konflikti familjar por nuk përjashtohet pista e ngatërrimit të shënjestrës. Sipas të dhënave të moshuarit nuk rezultojnë me konflikte në lagje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb