Sol Bamba nuk është një emër i njohur në botën e sportit, por është një person për tu marrë shembull. Mbrojtësi afrikan ishte diagnostikuar me kancer në vigjilje të Krishtlindjeve në vitin 2020.

U duk se jeta e ti do venitej, por jo pasi ai sot do të luajë kundër skuadrës së Çelsit në kupën FA.

Në një intervistë për mediat angleze, 37 vjeçari tregoi për periudhën e vështirë që kaloi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Unë dhe gruaja ime i thamë fëmijëve që kisha kancer dhe do të bëja kimioterapi. Vajza ime që në atë kohë ishte 9 vje erdhi dhe më tha, ‘ A do të vdesësh?”. Kjo më lëndoi shumë, por në një moment mendoja që mund të ndodhte. Nuk dija se farë të thoja. Ata i druheshin më të keqes. Por kur nisa kimioterapinë nuk mendova më. U fokusova që të isha më i fortë.”

Tani lojtari është rikthyer më i fortë se kurrë dhe do të kërkojë që të eliminojë Çelsin nga Kupa FA. Mrekullitë ndodhin nëse ti beson dhe lufton për veten. Panorama Sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: