Sebastien Haller njoftoi të gjithë tifozët se është mirë dy ditë pas diagnostikimit të një tumori testicular, që tronditi Borussia Dortmundin dhe gjithë botën e futbollit.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, i cili mbërriti nga Ajax-i në fillim të korrikut për të zëvendësuar Erling Haaland, postoi një foto të buzëqeshur nga shtrati i spitalit:

“Përshëndetje të gjithëve, doja t’ju bëja të ditur se hapi i parë ka përfunduar! Do të doja të falënderoja Borussia Dortmundin dhe ekipin mjekësor që kanë qenë të jashtëzakonshëm me mua! Një falënderim i përzemërt gjithashtu për të gjithë stafin infermieror në spital, për mbështetjen dhe vullnetin e mirë!”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb