TIRANE

Eneda Tarifa njoftoi javën e kaluar se nuk do të jetë më pjesë e Portokallisë. Përmes një postimi në Instagram, ajo tha se rrugëtimi në spektaklin e humorit përfundoi dhe se është momenti të sjellë në jetë projektet e saj.

Megjithatë, ky largim i papritur u shoqërua me dyshime nga më të ndryshmet në rrjetet sociale. Së fundmi, Eneda është përgjigjur sërish në një intervistë për “Live from Tirana”.

“Jo nuk do të jem më pjesë e saj, për shkak të projekteve të reja që kam. Janë projekte personale që do të kem gjatë këtij viti dhe që shpresoj t’i realizoj. Kjo është arsyeja që nuk do jem… gjithashtu do të shijoj edhe pak qetësinë”, -është shprehur ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: