Me 30 qershor, Dybala dhe Juve do ti japin fund “martesës” së tyre, e lidhur që nga 2015. Ky është një kapitull i mbyllur por tani mediat evropiane përpiqen ti japin një përgjigje pikëpyetjes së radhës, ku do ta vijojë karrierën Dybala?

Të gjithë mediat bashkohen në një pikë, Inter është favoriti kryesor, kjo për disa arsyes. Bepe Marotta është njeriu që e solli në Itali, gjithashtu një nga admiruesit e tij më të mëdhenj. Marotta në asnjë moment nuk e ka fshehur dëshirën për tu bashkuar me Dybala, sigurisht që mes palëve ka pasur dhe ka kontakte të vazhdueshme. Një rol përcaktues ka dhe vetë dëshira e lojtarit, i cili nuk preferon të largohet nga Italia. Marotta është gati ti jap Dybala 7,5 milionë euro në sezon plus bonuse, por më parë duhet të shes Vidal dhe Sanchez.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nëse për një arsye apo për një tjetër dështon kjo pistë, pra transferimi i tij në Milano, Dybala nuk do ta kishte problem të gjente një skuadër të re, në Spanjë pëlqehet shumë nga Xavi dhe Simeone ndërsa në Angli, Antonio Conte është i gatshëm ti jap një rol si lider te Tottenham Hotspur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb