DURRËS

Një sirian është vetëdëmtuar me thikë në dorë në qytetin e Durrësit pasi ishte në gjendje të rëndë psikologjike.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur tek mbikalimi i Urës së Dajlanit teksa personi në fjalë është pikërisht protagonist i ngjarjes që u dyshua fillimisht si një sherr i përgjakshëm mes sirianësh.

Mësohet se ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit teksa është pa ndjenja momentalisht. Por ndërkohë duket se sirianët janë kthyer në një problematikë për Durrësin, teksa shihen në rrugët e qytetit dhe në lulishte duke lypur apo me plagë në gjymtyrë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb