Policia e Vlorës ka reaguar në lidhje me eshtrat qe u gjeten sot ne pyllin e Sodës. Sipas policisë, edhe pse u dyshua se skeleti ishte njerëzor, mendohet se janë eshtra kafshësh.

NJOFTIMI I POLICISE
Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për disa eshtra njeriu të gjetura në pyllin e Sodës, ju bëjmë me dije se:

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor. Paraprakisht nga veprimet e para, dyshohet se mbetjet kockore nuk janë të natyrës njerëzore.

Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: