I shpallur në kërkim ndërkombëtar 43-vjeçari dhe i dënuar me 24 vite burg, 43-vjeçari Dritan Kola alias Mark Kola ekstradua nga Belgjika drejt vendit tonë, për disa vepra penale.

Por Dritan Kola i njohur edhe si Mark Kola është pjesëtar i ‘Bandës së Babagjyshave’, që u bë e njohur pas grabitjes 200 mijë euroshe në një qendër tregtare në vitin 2013.

Ndërsa përfituan nga periudha e festave të fundvitit ata u veshën si babagjyshër dhe grabitën një argjendari.

VJEDHJET NE 2013-2014
1. Në datë 28.09.2013, rreth orës 19:10, në qytetin e Kuçovës, kanë vjedhur me armë, dyqanin-argjendari, në pronësi të shtetasit A.B.
2. Në datë 05.11.2013 rreth orës 14:30 në qendër të qytetit të Laçit, në kompleksin “Romina”, kanë vjedhur me armë argjendarinë dhe kanë plagosur pronarin e saj shtetasin S.R.
3. Në datë 25.11.2013 rreth orës 13:45, në qytetin e Fushë Krujës, kanë vjedhur me armë “Argjendari Gjino” në pronësi të shtetases P.B.
4. Në datë 18.12.2014 në Fushë Prezë kanë vjedhur me armë automjetin në pronësi të shtetasit SH.K., duke e plagosur rëndë atë.
5. Në datë 25.09.2013, në ora 19:30, në fshatin Fushë-Milot te kryqëzimi i “Kosovës”, kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A.S.
6. Vjedhjen e një mjeti tip “Audi” në Fushë- Milot.
7. Në datë 24.12.2013 rreth orës 17:30 kanë vjedhur me armë argjendari“Gelosia” në qendrën tregetare TEG.
8. Në datë 30 prill 2014 në Strugë, kanë vjedhur me armë një argjendari.
9. Në datë 29.07.2014 në Dibër të Madhe në Maqedoni kanë vjedhur me armëargjendari “Er Gold” dhe “Briljant Xhiti”.

Banda e Babagjyshëve ka kryer edhe dy grabitje të tjera me uniformë ushtarake.

Një supermarket dhe një pikë bastesh sportive u grabitën nga anëtarët e kësaj bande, nën uniforma ushtarake dhe të armatosur.

JA KUSH JANE ANETARET E BANDES SE BABAGJYSHEVE
Ilir Kupa
Saimir Kala
Dritan Kola
Fatmir Prifti
Hajdar Sefa (Xaka)
Agustin Sula
Miljan Elezi apo Artur Tafani (i vrarë)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb