Rexhep Ipek është turku me pasaportë shqiptare i arrestuar sot në Bullgari dhe që do të ekstradohet në vendin tonë.

Historia e turkut fillon me një shtetase shqiptare me të cilën 49-vjeçari ishte martuar teksa rezulton se banonte në Durrës.

Në 2019 gjatë një operacioni të Policisë u arrestuan 57 persona si pjesë e 4 grupeve kriminale që merreshin me trafikun ndërkombëtar të drogës. Bandat merrnin farat e kanabisit  nga Holanda, dhe pasi i kultivonin në Shqipëri dërgonin mallin në Greqi, Holandë apo vendet e BE.

8 të tjerë nuk u gjetën dhe u shpallën në kërkim, mes tyre dhe Rexhep Ipek i cili kapet sot pas më shumës e 1 viti e gjysmë nga dita kur Gjykata e Krimeve të Rënda i vendosi ”arrest me burg” në mungesë.

Grupeve kriminale nuk iu kap vetëm kanabis, por edhe kokainë, laboratorë e fishekë luftarakë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb