Gjykata e Posaçme ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Loran Dushën, ish-administratorin e inceneratorit të Fierit.

Dusha u ekstradua në Shqipëri nga Zimbabve dy ditë më parë, pas një periudhe të gjatë kërkimi ndërkombëtar.

Ai akuzohet për përfshirje në aferën e inceneratorëve, një prej çështjeve më të mëdha të korrupsionit në vend. Sipas SPAK, Dushës i janë ngritur akuza për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Vendimi i Gjykatës vjen si pjesë e hetimeve të thelluara ndaj zyrtarëve dhe administratorëve të përfshirë në këtë aferë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb