Të tjera detaje janë zbuluar për atentatin e mbrëmjes së djeshme në Athinë, ku u vra Marius Dhiamandi dhe u plagos kushëriri i tij, Juxhin Bajrami. Burime nga Policia e Sarandës, kanë thënë se viktima është djali i një ish-oficeri nga Delvina dhe është larguar nga vendlindja që në moshën 7-vjeçare.

Sipas policisë greke, Dhiamandi ishte arrestuar në 2013 për një vrasje të ndodhur tri vite më herët, por kishte marrë pafajësi. Konkretisht ai u arrestua për vrasjen e një shqiptari në 14 shkurt të 2010. Vrasja e 30-vjeçarit shqiptar asokohe ndodhi rrugën “Fokionos Negri” në Kipseli.

Ishte ora 06:00 e mëngjesit kur viktima kthehej nga një lokal nate dhe u qëllua me dy plumba për vdekje. Në vendngjarje, u gjetën dy gëzhoja arme 9 mm, të cilat rezultuan se i përkisnin një arme që i ishte gjetur Dhiamandit. Megjithatë në gjyq u shpall i pafajshëm, pasi dëshmoi se armën e kishte përdorur në vrasje një tjetër person dhe jo vetë ai. Ndërkohë Dhiamandi rezulton të jetë arrestuar më parë për një sasi kokaine që iu gjet në makinë, e për këtë ishte ende nën masën detyrim paraqite.

Kujtojmë se Dhiamandi u qëllua mbrëmë për vdekje në karburantin që rezulton zyrtarisht në pronësi të së shoqes. Ai mori 3 plumba, në kokë e gjoks. Disa minuta më pas, mjeti i autorëve, tip “BMË” u gjet i vjedhur. Ai rezultoi i vjedhur rreth 1-muaj më parë, në Glifadha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb