Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas ekzekutimit të gazetarit grek të kronikës së zezë, George Karaivaz.

Von der Leyen, e ka cilësuar një akt të neveritshëm dhe frikacak vrasjen e një gazetari.

“Evropa qëndron për liri. Dhe liria e shtypit është mbase më e shenjta nga të gjitha. Gazetarët duhet të jenë në gjendje të punojnë të sigurt”, shkroi Ursula von der Leyen.

Nga krahu tjetër, President ii Parlamentit Evropian, David Sassoli, kërkon që hetimet të tregojnë nëse vrasja e Karaivaz ka lidhje me aktivitetin e tij si gazetar.

“I tronditur nga lajmi i vrasjes së gazetarit grek George Karaivaz. Hetimet duhet të sqarojnë urgjentisht nëse vrasja ka lidhje me punën e tij. Ngushëllimet tona më të ngrohta për familjen dhe miqtë e tij”, u shpreh Sassoli.

Më herët, zëdhënësja e qeverisë, Aristotel Peloni bëri një deklaratë në lidhje me vrasjen me gjakftohtësi të gazetarit.

Deklarata e zonjës Peloni është si vijon:

“Vrasja e gazetarit George Karaivaz na tronditi të gjithëve. Autoritetet tashmë po hetojnë çështjen në mënyrë që të arrestojnë autorët dhe t’i sjellin ata para drejtësisë. Ne i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes së tij”.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb