ANGLI

 Vrasja e Flamur Beqirit, shqiptar i Kosovës në Angli, në sy të gruas dhe fëmijës së vogël, ka bërë bujë në mediat angleze. Kjo për faktin se ai jetonte në një shtëpi lksoze, që vlente më tepër se 1.5 milionë euro dhe dyshimeve se Beqiri kishte lidhje me mafiozë të njohur e emra të njohur të botës së nëndheshme.

Beqiri, siç shkruan “Daily Mail” ishte shok me një person të përfshirë në një nga grabitjet më të famshme të ndodhura ndonjëherë në Danimarkë. Naief Adaui quhet personi, që ka arritur të vjedhë 8 milionë euro në një firmë sigurie, duke kryer edhe grabitjen me të madhe në historinë e shtetit danez.

Adaui ishte i ftuar mes të tjerësh në dasmën e Beqirit. Autoritetet flasin për një ekzekutim mafioz të shqiptarit, pas dyshimeve se është përfshirë në ngjarje kriminale. Adavi arriti t’i shpëtonte një atentati, por viktimë mbeti e dashura e tij, të cilës ai i la fëmijën e tij në krah dhe u largua me vrap.

  • foto galeri
  • foto galeri

Karolin Hakim mbeti e vdekur në vend nga të shtënat, por fëmija, një vajzë dy muajsh arriti të shpëtonte. Adaui tani ndodhet në burg. Në grabitjen e famshme të Danimarkës u përfshinë 20 burra, të cilët përdorën një bulldozër për të hedhur poshtë muret e ndërtesës e për të marrë paratë. Grabitësit ikën nga vendngjarje me makina të vjedhura, ndërsa Adaui ra në prangat e policisë pak kohë më vonë.

Mediat angleze edhe më herët kanë raportuar për vrasjen e Flamur Beqirit në Londër, duke u shprehur se ekzekutimi i tij ishte një atentat mafioz i mbushur me shumë dyshime. Po ashtu, u raportua se Beqiri kishte bërë edhe një dasmë luksoze, me personazhe të famshëm nga Britania e Madhe.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb