Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë, që tronditi sot Greqinë, ku u ekzekutua gazetari i kronikës së zezë, George Karaivaz, nga dy persona ende të paidentifikuar.

Gazetari Karaivaz u ekzekutua para shtëpisë së tij, sapo ishte kthyer nga një emision ku kishte qenë i ftuar.

Menjëherë sapo zbriti nga makina, për të hyrë më pas në shtëpinë e tij, ai është ekzekutuar nga dy persona, të cilët janë afruar me një skuter dhe nuk kanë qenë të maskuar, për të mos rënë në sy. Dyshohet se arma e përdorur prej tyre është pistoletë me silenciator, pasi fqinjët dhe familjarët e tij kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar krisma.

E tmerruar nga ngjarja e rëndë, gruaja e George doli nga shtëpia në rrugë, menjëherë pasi mjeku ligjor kishte përfunduar hulumtimin në terren dhe makina e funeralit mbërriti për të marrë kufomën e burrit të saj.

Teksa qante me ngashërim dhe e shoqëruar nga dy persona që e mbanin, gruaja shkoi në vendin ku George Karaivaz la frymën e fundit.

Çifti kishte një fëmijë dhe njerëzit e afërt kanë nxituar për t’i mbështetur ata në orët më të vështira të jetës së tyre.

Gruaja 1
Gruaja 1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb