Beniada është e larguara e parë në këtë natë finale. Ajo pas daljes nga shtëpia, shkoi në studio, ku tregoi se ndihet e lumtur që arriti deri në këtë fazë të lojës. Modelja konfirmoi se tani për të do të nisë një etapë e re, ku do të lë Italinë, për t’u rikthyer në Shqipëri.

Tashmë atë do e shohim si moderatore, në emisionin “Procesi Sportiv”, ku do të prezantojë në krah të Edi Manushit.

“Nuk jam fare e mërzitur. Jam tepër e lumtur që kam arritur deri këtu. Kjo është fitorja ime më e madhe. Kam pasur gjithmonë qejf të jem në Shqipëri. Sot, dua të filloj jetën time këtu. Do të iki në Itali do të udhëtoj, por dua të nis jetën time në Shqipëri”, tha Beniada.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: