TIRANE

Emri i Evis Kushit, e përzgjedhur nga kryeministri Edi Rama për të drejtuar Ministrinë e Arsimit ka mbërritur mesditën e sotme në Presidencë.

Burime për ‘BalkanWeb’ pohuan se nga kryeministria ka mbërritur në Presidencë, propozimi i kreut të qeverisë Edi Ramas, për të dekretuar në postin e ministres së Arsimit deputeten socialiste Evis Kushi.

Sipas Kushtetutës, Presidenti i Republikës ka 7 ditë afat për t’u shprehur me dekret lidhur me propozimin që vjen për ndryshimet në qeveri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: