Ndër vendimet e qeverisë së kësaj të mërkure ishte edhe emërimi i prefektit të ri të qarkut të Korçës. Kryeministri emëroi në këtë detyrë 37-vjeçarin Nertil Jole.

Nertil Jole ka lindur në Korçë. Pas shkollimit në vendlindje ku kreu shkollën e mesme, ai kreu studimet e larta në Universitetin Perëndimor të Anglisë në Bristol për Teknologji Arkitektonike dhe Projektim. Pas kthimit në Shqipëri, ka mbrojtur Master Shkencor për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Përvojën e parë në punë e ka filluar në Bashkinë e Tiranës pranë zyrës së urbanistikës, ku punoi për rreth 2 vjet (2011-2012). Nga shtatori i 2013 deri në fund të vitit 2017 ishte Drejtor i Zhvillimit të Territorit në Ministrinë e Zhvillimit Urban. Ndërsa përgjatë periudhës 2018-2022 ka punuar një vit si Koordinator në Departamentin Rregullator dhe Përputhshmërisë në Kryeministri, si dhe tre vite të tjera si drejtor i Politikave dhe Prioriteteve në Kryeministri.

Nertili vazhdimisht ka qene aktiv me opinionin e tij për tema të aktualitetit politik në median e shkruar dhe atë vizive.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb