Kevin Costner është gjithashtu “zyrtarisht një Swiftie”, domethënë një fans i Taylor Swift, pasi ai mori pjesë në koncertin e këngëtares në Los Angeles.
Ylli i Hollivudit mori pjesë në koncertin në stadiumin SoFi me vajzën e tij. Aktori, i cili luan në filmat ‘The Bodyguard’, ‘Dance With Wolves’ dhe në serialin hit ‘Yellowstone’, tha se ishte ‘i mahnitur’ nga këngëtarja dhe performanca e saj.
Taylor Swift performoi gjashtë koncerte në stadiumin SoFi në Inglewood dhe njoftoi se një regjistrim i ri i albumit të saj të vitit 2014 ‘1989’ do të publikohet më 29 tetor.
Costner shkroi në Instagram: “Videot e mia janë të paqarta, por kam kaluar një kohë të mrekullueshme me vajzën time në shfaqjen @taylorswift. U emocionova kur pashë që arti i saj të bashkonte kaq shumë njerëz. E shihja shumë mirë grupin e saj dhe isha i lumtur. Një natë që më frymëzoi. Unë jam zyrtarisht një Swiftie!”