Një video ku avokati Tomë Gashi shihej teksa godiste me shkelma një lypës, ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Duke marrë shkas situata e krijuar, ka reaguar avokati Gashi.

Teksa ishte i ftuar në T7 ai ka mohuar që të ketë goditur  lypësin, ndërsa theksoi se ky i fundit e ka ofenduar.

“Ka qenë shportë e plastikës, nuk është goditur asnjë person. Unë kam zyrën aty, ai vend duket se është shënjestër. Ata janë mashtrues, që keqpërdoren prej bosëve të tyre”, tha Gashi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: