Dy shqiptarë të moshës 25 dhe 30 vjeç kanë rënë në pranga  për grabitje. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Le Petit Embuet, në qytetin Pélussin.

Të dy shqiptarët nuk kanë arritur të realizojnë grabitjen pasi ranë në gjurmët e autoriteteve atje. Një prej tyre kishte hyrë në territorin francez në mënyrë të parregullt.

Autoritetet bëjnë me dije se i është mbajtur pasaporta dhe se do t’i ndalohet qëndrimi në territorin francez për një vit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: