Dua Lipa thuhet se po shijon lidhjen e saj të dashurisë me regjisorin francez Romain Gavras.

Ylli i popit, më herët u pa duke dalë nga një festë në Londër në orët e para të mëngjesit me regjisorin që shihej pranë saj, ndërsa The Sun shkruan se mashkulli misterioz me të cilën po shoqërohet ylli i popit është ish-i dashur i këngëtares Rita Ora.

“Ata janë takuar janë takuar së bashku prej disa muajsh. Ndërsa e kanë prezantuar njeri-tjetrin në rrethin shoqëror”., shkruan The Sun.

Djali i regjisorit grek Kostas Gavras, Romain është i njohur për punën e tij krijuese dhe kjo thuhet se rezonon me Lipën, e cila gjithashtu vjen nga një prejardhje krijuese si kantautore.

Ndërkohë Gavras gjithashtu ka qenë në një lidhje me Rita Orën për 6 muaj përpara se të konfirmonin ndarjen e tyre në mars të 2021.

Ndërkohë pavarësisht lajmeve të publikuara, nuk ka ende një konfirmim nga vetë këngëtarja Dua Lipa.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: