Autoritetet turke kanë arrestuar një deputete të Partisë Demokratike Popullore (HDP) me akuza për terrorizëm.

Deputetes Semra Guzel, iu hoq imuniteti në mars pasi mediat turke publikuan foto të vjetra të saj me një person të armatosur të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Ndaj saj është lëshuar një urdhër arresti me akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë terroriste.

Guzel u arrestua të premten në Stamboll, ndërsa një gjykatë ka dhënë dje vendim për masën e sigurisë me burg deri në gjykim.

Partia e ka konsideruar masën e sigurisë të marrë ndaj deputetes, si të paligjshme e të pamoralshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb